Sir Alex Ferguson, skaut i Manchester Unitedit gjatë ndeshjes Roma – Barcelona.
Sir Alex Ferguson ishte në tribunat e stadiumit Olimpico gjatë ndeshjes Roma – Barcelona në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
“Mundo Deportivo” shkruan se ish menaxheri i Manchester United kishte ardhur në kryeqytetin italian për të vëzhguar paraqitjen e mbrojtësit të Barcelonës, Samuel Umtiti.
Reprezentuesi francez është objektiv i ekipit të “Red Devils” për sezonin e ri.
Por, Umtiti dhe Barcelona kaluan një ndeshje të vështirë duke u mposhtur 3:0 nga Roma dhe eliminuar nga Liga e Kampionëve.