Shkencëtarët kanë zbuluar një grua, sytë e së cilës kanë një mënyrë të veçantë të shikimit, gjë që ia mundëson asaj të shohë gjëra të cilat nuk i shohim ne të tjerët. Pasi kanë bërë studime për më shumë se 25 vjet.
Shkencëtarët britanikë kanë gjetur një grua e cila ka një grup shtesë të qelizave konike në sytë e saj. Kjo d.m.th se ajo mund të shohë deri në 99 milionë ngjyra më shumë sesa ne të tjerët.
Ajo bën pjesë në grupin e njerëzve të rrallë, që quhen tetrakromatë dhe që kanë shikim tepër të zhvilluar.
Shumica e njerëzve janë trekromatë, meqë kanë vetëm tri lloje të qelizave konike në sytë e tyre, ku secili grup është në gjendje të detektojë rreth 100 nuanca.
Së bashku, këto qeliza konike janë në gjendje që të dallojnë deri në 1 milion ngjyrash të ndryshme. Ata që janë daltonistë kanë vetëm dy lloje funksionale të qelizave konike