Autoritetet e sigurisë në Britani të Madhe kanë njoftuar se një emigrant sudanez që për gjashtë orë ishte shëtitur nëpër rrugët e Londër, kishte shtypur me veturë 15 çiklistë dhe më pas ishte përplasur me rrethojën mbrojtëse të Parlamentit.
Bëhet fjalë për 29-vjeçarin, Salih Khater, i cili ishte futur në trotuar me veturën Ford Fiesta të cilën e kishte blerë dy muaj më parë, duke shtypur çiklistët dhe këmbësorët në afërsi të Parlamentit, transmeton Telegrafi.
Khater ka shtetësi angleze por ka lindur në Sudan, dhe jeton në një apartament mbi një internet kafe në Sparkhill. Apartamentin që e kishte marrë me qira është vetëm 10 minuta larg shtëpisë së Khalid Masood, vdekja e të cilit 17-muaj më parë kishte inspirtuar Khaterin të kryej sulmin.
Sulmi me veturë ka ndodhur dje (e martë) rreth orës 7:30, duke u përplasur në rrethojën mbrojtëse të Parlamentit, ku për fat të mirë i shpëtuan shtypjes dy polic që bënin roje para portës.