Zbulohet identiteti i sulmuesit që vrau të paktën 10 persona sot në Pragë

Prishtinë | 21 Dhj 2023 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi që vrau së paku 10 persona sot në Pragë, siç raporton portali çek Novinky, është 24-vjeçari David Kozak.

Siç raporton ky portal, policia ka nisur kërkimet për të pasditen e së enjtes pasi e lidhi me një rast të një vdekje të dhunshme në Kladno. Ai dyshohet se ka vrarë babanë e tij në shtëpinë e familjes.

Më pas, siç u tha, u bë e qartë se i kërkuari është ai që vrau dhjetë persona dhe plagosi disa dhjetëra të tjerë në Fakultetin Filozofik në Pragë pasdite dhe u vra edhe ai më pas.

Sipas informacioneve të publikuara nga policia, Kozak ishte i armatosur.

Të ngjashme