Një rast i trishtë dyshohet të ketë ndodhur në muajin shtator të vitit të shkuar në Ferizaj, mirëpo viktima e cila është vajzë e mitur, ka denoncuar rastin në Polici tek mbrëmë.
Sinjali ka raportuar se i dyshuari është F.V. nga fshati Talinovc i Muhaxherëve në Ferizaj.
Njoftimi i plotë i policisë:
”DHUNIM/Ferizaj, 12/19.09.2022-15:45. Me datë 03.01.2023 viktima femër kosovare, dyshohet se në shtator të vitit 2022 është dhunuar seksualisht në një motel nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.