Zbulohet laboratori i drogës në një pallat në Fier

Prishtinë | 15 Pri 2017 | 09:35 | Nga

Gjatë mbrëmjes së djeshme është zbuluar një laborator droge në qytetin e Fierit.

Nga se bëhet e ditur paraprakisht, laboratori i drogës është zbuluar në  një pallat në lagjen “Kastriot” të Fierit, shkruan Gazeta Express.

Burime nga policia bëjnë me dije se zbulimi i laboratorit ka ardhur pas dyshimeve për harxhim të madh energjie nga dy katet e një pallati, ku fatura në muaj arrinte në tre milionë lekë.

Pas kësaj, policia ka kontrolluar banesën dhe aty është zbuluar edhe laboratori, ku dyshohet se janë gjetur edhe mijëra rrënjë kanabis të mbjella.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme