Një planet me një madhësi shumë të vogël me një diametër rreth 700 kilometra që lëviz në një orbitë shumë të largët nga planeti Neptun u zbulua nga një ekip astronomësh, njoftoi sot Qendra Kombëtare franceze e Kërkimeve Shkencore.
”Ky planet ndodhet aktualisht rreth 9,7 miliardë kilometra nga Dielli. Orbita e tij është shumë ovale dhe nisur nga ky fakt mund të ndikojë në distancimin deri në 19 miliardë kilometra nga planeti ynë”, tha astronomi Jean-Marc Petit.
Minor Planet Center (MPC) i Bashkimit Ndërkombëtar Astronomik (UAI) i dha statusin e planetit xhuxh.
Ky shërbim përgjegjës për mbledhjen e informacioneve në objektet e vogla (kometa, asteroide) të sistemit diellor i ka përcaktuar një emërtim të përkohshëm 2015 RR245.