Zbulohet oferta e Real Madridit për Mohamed Salahn

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Krerët e klubit të Real Madridit thuhet se janë duke përgatitur një ofertë të ‘çmendur’ për yllin e Liverpoolit, Mohamed Salahn, transmeton Gazeta Metro.

Objektivi kryesor i Real Madridit për afatin kalimtar të verës ishte Kylian Mbappe, por transferimi i sulmuesit francez tani duket i pamundshëm.

Kësisoj, ‘Los Blancos’ tani kanë identifikuar sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salahn, i cili pritet të jetë objektivi kryesor – shkruan ‘Don Balon’.

Sipas këtij mediumi, klubi mbretëror është i gatshëm të ofrojë 70 milionë euro plus Gareth Balen për të siguruar shërbimet e reprezentuesit të Egjiptit.

Gareth Bale nuk është i dëshiruar më në ‘Bernabeu’, teksa trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, më herët kishte deklaruar se do të ishte i lumutur nëse do punonte me uellsianin.

Largimi i Mohamed Salahut gjithashtu do hapte rrugën për transferimin e sulmuesit gjerman, Timo Werner, i cili gjithashtu pëlqehet nga Klopp. 

Të ngjashme