Personi i dytë i cili është shëruar në mënyrë natyrale nga infeksioni HIV është zbuluar nga shkencëtarët në Argjentinë, duke rritur shpresat për shërimin edhe të tjerëve në të ardhmen.
Pacientja, një grua argjentinase në të tridhjetat nga qytet i Esperanzas, është zbuluar se nuk ka simptoma të virusit, tetë vite pas diagnostikimit.
Një grup shkencëtarësh nga Harvardi e kanë bërë publike të mërkurën këtë, duke sjellë shpresë e potencial për shërimin e 38 milionë njerëzve mbarë botës.
E njohur si “Pacienti Esperanza” ajo është personi i dytë që është shëruar, pas Loreen Willenberg, 67-vjeçare nga San Francisko.
“Të gjesh një pacient i cili është shëruar në mënyrë natyrale është shumë mirë, por të gjesh edhe të dytin kjo do të thotë shumë”, ka thënë doktoresha Natalia Laufer.