Canelo Alvarez arriti ta mbronte titullin e botës në peshën super të mesme kundër Gennady Golovkin.
Trilogjia pritej me interes të madh, pasi Golovkin kërkonte hakmarrje për humbjen në duelin e dytë, kur sfida e parë kishte përfunduar barazim.
Ky duel u ka sjellë edhe të ardhura të rëndësishme dy boksierëve. Sigurisht pjesën më të madhe e ka marrë Alvarez.
40 milionë dollarë ka përfituar boksieri meksikan si fitues i këtij dueli, ndërsa Golovkin mori 25 milionë dollarë.