Disa foto e video të nxjerra javën që shkoi, ku shiheshin dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi, duke u puthur e përqafuar me njëri-tjetrin, morën vëmendjen e të gjithëve. Por, kush i publikoi këto foto e video së pari?
Mbrëmë në “Për’puthen” është diskutuar për lidhjen e Beartit me Tean dhe akuzat e kësaj të fundit dhe Andit ndaj produksionit, duke thënë se produksioni i ka detyruar që të largoheshin si çift, pavarësisht se dinin për lidhjen e saj.
Gjatë diskutimit për fotot dhe videot që dolën, opinionistja Fatma Haxhialiu ka përmendur se ajo që i publikoi e para këto materiale ishte motra e Beartit, Idea. Më pas fotot u shpërndanë në të gjitha rrjetet sociale.
Ndryshe, Tea dje ka folur për herë të parë për këtë rast. Ajo e pranoi lidhjen me Beartin, por tha se nuk e ka tradhëtuar Andin.