Zbulohet se si vdiq Leonard Cohen

Prishtinë | 17 Nën 2016 | 10:44 | Nga

Këngëtari kanadez, Leonard Cohen, ka vdekur në gjumë, pasi është rrëzuar në shtëpinë e tij në Los Angelos, tha menaxheri i tij, Robert Kory.
“Vdekja e këngëtarit 82 vjeç ishte e papritur dhe paqësore”, tha ai.

Familja e Cohen nuk ka dhënë asnjë shkak për vdekjen e tij, javën e kaluar.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka udhëhequr homazhet nga e mabrë bota për këngëtarin, i cili ka qenë i njohur me këngët: Hallelujah, Suzanne, Bird on the Wire, I’m Your Man e të tjera.

Cohen ka publikuar albumin e 14-të, You Want It Darker, vetëm muajin e kaluar.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme