Spanja mbrëmë ishte fantastike në çdo gjë, duke mos i dhënë asnjë shans Shqipërisë.
Pas ndeshjes, gazetarët shqiptarë kanë vizituar zhveshtoren e Spanjës, ku shihej tabela ku trajneri Jule Lopetegui, iu ka dhënë instruksionet futbollistëve të tij.
Ajo është shpërndarë në mediat online dhe në rrjetet sociale.
Paraqitjen e jashtëzakonshme të Spanjës e pranuan të gjithë te Kombëtarja, duke pohuar se kurrë nuk janë dominuar nga askush në atë mënyrë.