Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezentuar slloganin me të cilin do të garojnë në zgjedhjet e 6 teorit.
Kjo është bërë e ditur nga kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani.
“Beso” do të jetë sllogani i LDK-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen me 6 tetor 2019.
“Beso.
Beso në shtet të drejtë, të barabartë, të zhvilluar.
Beso në ndryshim.
Beso në fitore.
Beso në Lidhjen Demokratike të Kosovës” , ka shkruar Osmani në Facebook. /Lajmi.net/