Një varrezë masive me trupat e 1837 ushtarëve gjermanë është zbuluar në Volgograd, ish-Stalingrad, 75 vjet që kur përfundoi beteja më e përgjakshme e Luftës së Dytë Botërore.
Varreza masive është zbuluar aksidentalisht nga punëtorët e komunës që po bënin ndërrimin e një gypi të ujësjellësit në këtë qytet.
Ata kanë njoftuar autoritetet dhe kanë nxjerr trupat e ushtarëve që ishin zhdukur gjatë periudhës së Betejës së Stalingradit që filloi në gushtin e vitit 1942 dhe mbaroi në shkurt të vitit 1943. Gjatë kësaj beteje janë vrarë rreth dy milionë burra.
Autoritetet ruse tani po merren me identifikimin e trupave që pritet të varrosen me ceremoni ushtarake.
Fillimisht janë gjetur vetëm 800 trupa, por pas gërmimeve të mëvonshme janë gjetur edhe 1 mijë trupat tjerë.