Ish -presidenti afgan, Ashraf Ghani, i cili u largua nga vendi të dielën kur talebanët e morën në kontroll Kabulin është duke u strehuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas CNN, s për arsye humanitare Ghani dhe familja e tij janë strehuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar i Emirateve të Bashkuara Arabe mund të konfirmojë se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mirëpritur Presidentin Ashraf Ghani dhe familjen e tij në vend për arsye humanitare,” thanë nga MPJ-ja e Emirateve të Bashkuara Arabe për CNN.