E ftuar dje në programin Pasdite në Top Channel, skenaristja e Big Brother 9, Alessia, foli rreth risive që do të sjellë këtë vit “BB”.
Por duket se gjatë intervistës skenaristen e ka nervozuar një sekret të cilin e zbuloi Arbana Osmani, moderatorja e këtij reality show.
E pyetur nëse në këtë edicion të Big Brother do të ketë apo jo seks, Alessia tha “Kush ta ka thënë ty këtë?”.
Jonida Shehu, moderatorja e emisionit iu përgjigj duke thënë se “Këtë ma ka thënë Arbana Osmani, e kisha të ftuar në datë 31 dhjetor dhe më tha se nuk do të ketë seks këtë vit në Big Brother”.
Më tej Alesia sqaroi duke thënë se në Big Brother do të ketë seks, atëherë kur do të vendosë “vëllai i madh”.
Kjo mund t’i kushtoj moderatores pasi ka thyer rregullat e shout pasi që nuk lejohet të jepen detaje rreth spektalit.