Arnold Schwarzenegger është në gjendje të mirë shëndetësore pas ndërhyrjes kirurgjike në zemër në një spital në Los Angeles.
Aktori 70-vjeçar dhe ish-guvernatori i Kalifornisë është dashur urgjentisht të kryej një operacion për të zëvendësuar një valvul.
Zëdhënësi i “Terminatorit” ka njoftuar se aktori gëzon shëndet mirë dhe se fjalët e para pas operacionit ishin “I’am Back (Unë jam kthyer)”.
https://instagram.com/p/BafSBHDg_PA/?utm_source=ig_embed
Valvula pulmonale fillimisht u vendos në vitin 1997 për një defekt kongjenital dhe duhej ditën e enjte është dashur të zëvendësohet me një të re.
Theksojmë se Schwarzenegger kishte pësuar një aksident me motor që e la atë me disa brinjë të thyer në vitin 2001.
Ai gjithashtu theu femurin e djathtë në një aksident me ski gjatë vitit 2006 dhe të gjitha këto i sollën edhe dëmtime në zemër.
“Po fillonte të mos ndihej mirë dhe një pasdite, kur ishte në pikën më të ulët, mjekët i thanë se ka ardhur koha që të kryhet ndërhyrja kirurgjike”, tha Ketchell për CBS News.
https://instagram.com/p/BX6hrsRg-8N/?utm_source=ig_embed