Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano tha sot se nuk ishte i sigurt se cila ishte arsyeja e kritikave ndaj emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak dhe kush ishte burimi i tyre.
Këto komente ai i bëri për portalin serb Kosovo Online pas deklaratave të Lajçakut i cili tha në Beograd se “kushtetuta e Kosovës nuk është një Bibël” dhe se ajo mund të ndryshohet dhe reagimet që pasuan atë.
“Nuk jam i sigurt se cila është arsyeja e kritikës së pretenduar dhe kush është burimi i tyre, sepse Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Lajçak nuk tha që- kushtetuta nuk është një Bibël dhe mund të ndryshohet. Ai shpjegoi se çfarë ndodh kur negociohet një marrëveshje ndërkombëtare. Kur arrini një marrëveshje ndërkombëtare. Rregullimet e nevojshme ligjore duhet të merren parasysh nga qeveria, duke përfshirë ato në nivelin kushtetues, në mënyrë që t’i integrojë ato në rendin e saj të brendshëm ligjor dhe konstituiv. Kjo vlen si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë”, tha Stano, transmeton Klan Kosova.