Peter Stano, zëdhënësi i shefit të ri të diplomacisë evropiane, Joseph Borell, Peter Stano, tha sot se Kosova do të jetë në krye të përparësive të Borellit gjatë mandatit të tij pesëvjeçar.
Stano, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga Tanjug në një konferencë për shtyp në Bruksel, ku u prezantuan zëdhënës të rinj të KE-së, tha se Borelli së shpejti do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin.
Josep Borrell, pak ditë pasi ka marrë pozitën e shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, ka thënë se fakti që vendi i tij, Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës nuk do të jetë problem që ai të jetë ndërmjetësues i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka theksuar poashtu se tani nuk vepron si një ministër i Jashtëm i Spanjës, pasi që i është caktuar detyrë e re, transmeton Klan Kosova.