Arlind Manxhuka, zëdhënësi i për media në Lëvizjen Vetëvendosje, ka dal me një sqarim pas deklaratës së Degës së PDK-së në Prishtinë, të cilët kanë thënë se një inspektor i arrestuar në Komunën e Prishtinës për ryshfet është anëtarë i LVV-së, Dega në Prishtinë.
Manxhuka ka thënë se inspektori nuk është anëtar i LVV-së prej vitesh.
“2. Kur ishte LV në Prishtinë jo vetëm të LV-së por askush nuk bënte korrupsion. 3. Ai aktualisht është punëtor i Komunës, atje është adresa”.
“4. PDK dëshiron që edhe një anëtar që s’është anëtar ta shndërrojë në fenomen të partisë”.
“5. Edhe po të ishte anëtar i LV-së, nuk mundet një subjekt autor i PRONTO AFERËS e kapjes së shtetit të na tregojë mbi ryshfetin”, ka shkruar Manxhuka në rrjetin social Facebook.