Kryesuesi i Bordit të ZRRE-se, Ymer Fejzullahu, tha të premten se qytetarët e katër komunave në veri – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan – do të faturohen me çmimet që i ofron kompania furnizuese, Elektrosever, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se kjo kompani do të bëjë edhe furnizimin, edhe faturimin e rrymës së shpenzuar në veri.
Tutje, ai foli edhe për borxhet në veri, çështje e cila është diskutuar por që tha se nuk ka vendim konkret sesi do të veprohet tutje.
Zejnullahu tha se kompania serbe ka të drejtë të blejë dhe të shesë energji me shumicë. Njëra ndër pikat e marrëveshjes, tha se i detyron që brenda 10 ditëve nga lëshimi i licencës për furnizim, Elektrosever të nënshkruajë marrëveshjet e nevojshme teknike me KOSTT-in dhe KEDS-in për të operuar në tregun energjetik të Kosovës.
“Përveç energjisë që kemi dërguar, kemi pasur asete të transmisionit. Në parim edhe sipas licencës, do të jetë furnizues komercial. Do të duhet të ofroheshin çmimet e tregut. Në rast se kemi raste të tilla, këto gjëra janë të sanksionuara. ZRrE-ja ka përcaktuar tarifa për tërë territorin e Kosovës. Në kuadër të marrëveshjes janë përmendur afatet dhe do të nënshkruajmë vendimin për aprovimin e licencës dhe janë të përshkruara në udhërrëfyes. Këta kanë të drejtë me i furnizua konsumatorët vetëm në këto 4 komuna. Elektroseveri ka të drejtë të blejë dhe të shesë energji me shumicë”, tha ai.