Zejnullahu – Raci lëshon urdhëresë për pushimet vjetore në kundërshtim me Ligjin e Punës

Prishtinë | 05 Sht 2022 | 17:32 | Nga Ekonomia Online


UD. Drejtoresha e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu – Raci nuk e ka respektuar Ligjin e Punës për pushimet vjetore.

Ajo ka lëshuar një Urdhëresë për Planifikimin e Pushimeve Vjetore për punëtorët shëndetësorë në kundërshtim me Ligjin e Punës.

Sipas urdhëresës së lëshuar, punëtorët shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe njësitë përbërëse të Spitaleve Rajonale duhet të njoftojnë për pushimet vjetore tre deri në gjashtë muaj më herët.

Por, sipas Ligjit të Punës, Neni 37 – pika 3, thuhet se i punësuar duhet të njoftojë punëdhësit më së paku pesëmbëdhjet ditë përpara se të shfrytëzoj pushimin vjetor.

Urdhëresa për planifikim e pushimeve vjetore të lëshuar nga UD. Drejtoresha e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu – Raci.

Të pamenduar mirë e konsideron vendimin e UD. Drejtoreshës së ShSKUK-së, Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Enlirat Duraku. Ai thotë se duhet t’i nënshtrohemi ligjit.

“Urdhëresat e u.d. Drejtoreshës së Përgjithshme të ShSKUK i konsideroj si të pamenduara mirë, në disa prej tyre me elemente diskriminimi dhe përdorim të standarteve të dyfishta”, u shpreh ai për Gazetën Shneta. 

“Padyshim që ne e konsiderojmë SHSKUK-në dhe QKUK-në si partner social dhe jemi të interesuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, mirëpo jo duke e vështirësuar zhvillimin e veprimtarisë për profesionistët shëndetësor, e në veçanti të infermierëve kur dihet që aktuaisht janë skajshmerisht të mbingarkuar me punë, ndërsa edhe numri i infermierëve të punësuar është shumë i ulët”, thotë gjithashtu Duraku.

Rreth një muaj më parë pozitën si UD. Drejtoreshë e Përgjithshme në ShSKUK-së e mori gjinekologia, Pranvera Zejnullahu – Raci, pas dorëheqjes së ish drejtorit, Valbon Krasniq.

Gjinekologia ka punuar në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në QKUK dhe asnjëherë më parë nuk ka mbajtur ndonjë pozitë drejtuese apo shefe e një reparti.

Të ngjashme