Gazetari Milaim Zeka ka thënë se në bazë të informacioneve që posedon dikush nga Prishtina kishte telefonuar Aeroportin e Baselit se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj së bashku me familjen e tij ishte duke zbritur në territorin e tyre.
“Para se me aterru aeroplani, sipas shërbimeve dhe informacioneve që i kemi nga Brukseli, dikush nga Prishtina ka telefonuar në aeroportin e Baselit, duke iu thënë se një njeri tepër i rrezikshëm është duke zbritur në territorin tuaj”, ka deklaruar Zeka për “Pa Rrotlla”.
Sipas Zekës, kjo telefonatë ka ndikuar deri tek devijimi i aeroplanit siç e ka quajtur ai, pasi Haradinaj me familje kanë pritur që të zbrisnin në territorin e Zvicrës.
Haradinaj ishte arrestuar të mërkurën e javës së kaluar, sipas një urdhër-arresti të Serbisë.