Zeka i quan “harambasha” disa njerëz në LDK

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 21:34 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Milaim Zeka ka thënë në se Beteja e Koshares dhe lufta e UCK-së ishte e shenjtë. Ai madje thotë se ka qarë kur ka parë djemtë e UCK-së me uniformë andaj nuk mund të vishte kurrë atë uniformë.

Ai thotë se disa njerëz që nuk luftuan deshën të përfitonin politikisht pas luftës.

Zeka në Pressing ka treguar se pse nuk e veshi uniformën e UÇK-së.

“Nuk kam veshur uniformë sa kam qenë aty. Jam frikësuar. Nuk kam dashur të d** uniformën thosha më mirë pantallonat e mi. Qaja kur shikoja djemtë me uniforma. Uniforma ishte e shenjtë. Por ata që nuk ishin aty dhe u frikësuan deshën të përfitojnë. Andaj dolën me këto gënjeshtra. Njerëzit që nuk kanë kontribut real në luftë nxjerrin këto spicat politike. Për këta harambashat e LDK-së që gënjejnë, disa. Pse e anashkalojnë Hafiz Gagicën. Janë arkivat. Lufta dokumentohet me to dhe kështu shkruhet historia. Askush nuk mund të gënjejë. Kanë dalur shumë gënjeshtra. A e din cfarë fjalëve janë thënë për Xhavit Halitin. A e dini cfarë njeriu me vlera ishte ai. Po të donte ja merrte 80 milionë Bukoshit. Është njeriu më meritor për kontakte me amerikanë”, thotë ai.

Të ngjashme