Në Komisionin për Integrime Evropiane ku po raportonte ministra e Integrimeve, Dhurata Hoxha, u zhvillua debat në mes deputetit të Nismës, Milaim Zeka dhe deputetes së Vetëvendosjes, Fatmire Mullhaxha Kollçaku, raporton Ekonomia Online.
Deputeti Zeka i reagoi deputetes së VV-së pasi ajo në këtë komision përmendi dënimet që i janë shqiptuar ministrit të Diasporës, Dardan Gashit dhe ministrit të MTI-së, Endrit Shalës për gjuajtje me armë, e që sipas këto dënime me gjobë janë të ndikuara politikisht vetëm pse bëhet fjalë për zyrtarë të lartë.
Zeka i tha deputetes Mullhaxha-Kollçaku, “lutu që nuk kanë gjuajtur me molotov ngjashëm ashtu siç vepruan kolegët e saj nga VV-ja në sulmin ndaj kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa”.
“Lutu qe ata s’kanë gjujt me molotov njëjtë sikur kolegët e tu që e kanë gjujt shpinë e Isa Mustafës. Edhe mos u rrok të armët Fatmire se ki në çka me u kap. Na jemi shqiptar edhe gjuajmë me armë. Tybe nami su bo. Tash. Ai njëri i bordit të Postë është i joni edhe koka shkarku. Duheni me ditë qe krejt partitë qojnë njerëz të vet nëpër institucione publike. Ai i postës është njeri i Nismës”, ka thënë Zeka.