Zeka në konferencën virtuale: Sa më shpejt të krijohen institucionet e reja, të cilat do të miratojnë Ligjin për AKA-në

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe WUS Kosova kanë mabjtur të martën Konferencën Virtuale me temën: “Sfidat e zbatimit të standardeve dhe udhëzuesve për sigurim të cilësisë të zonës evropiane të arsimit të lartë, nga institucionet e arsimit të lartë në Kosovë”, financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes Programit të Granteve për Mbështetje të Universitetit.

Profesori Dukagjin Zeka, anëtar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, tha se rikthimi i AKA-së në ENQA është një nga prioritetet e tyre kryesore. “Agjencia e Akreditimit gjatë vitit të fundit ka miratuar një plan dinamik për zbatimin e të gjitha kritereve për kthim në ENQA. Është bërë një punë e madhe për arritjen e këtyre objektivave. Ne shpresojmë që shumë shpejt do të krijohen institucionet e reja, të cilat do të miratojnë Ligjin për AKA-në, si një nga kriteret kryesore për plotësimin e këtyre standardeve”, tha anëtari i KSHC-së.

Komunikata e plotë:

Projekti i financuar nga Ambasada Amerikane ndihmon plotësimin e kritereve për kthimin e AKA-së në ENQA
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe WUS Kosova mbajtën të martën Konferencën Virtuale me temën: “Sfidat e zbatimit të standardeve dhe udhëzuesve për sigurim të cilësisë të zonës evropiane të arsimit të lartë, nga institucionet e arsimit të lartë në Kosovë”, financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes Programit të Granteve për Mbështetje të Universitetit.
Profesori Dukagjin Zeka, anëtar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, tha se rikthimi i AKA-së në ENQA është një nga prioritetet tona kryesore. “Agjencia e Akreditimit gjatë vitit të fundit ka miratuar një plan dinamik për zbatimin e të gjitha kritereve për kthim në ENQA. Është bërë një punë e madhe për arritjen e këtyre objektivave. Ne shpresojmë që shumë shpejt do të krijohen institucionet e reja, të cilat do të miratojnë Ligjin për AKA-në, si një nga kriteret kryesore për plotësimin e këtyre standardeve”, tha anëtari i KSHC-së.
Naim Gashi, drejtor i Agjencisë së Akreditimit tha se e gjithë energjia e stafit të AKA-së është përqendruar në përmbushjen e rekomandimeve të Raportit të ENQA-së, në mënyrë që sa më shpejtë të bëhet rikthimi në këtë organizatë ndërkombëtare.
Gashi e ka falënderuar donatorin – Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, për financimin e këtij projekti, por edhe disa projekteve të tjera, që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të Agjencisë për transparencë dhe pavarësi institucionale. Ai tha se zbatuesi i këtij projekti, WUS Kosova ka bërë një punë shumë profesionale për të përkrahur Agjencinë për plotësimin e kriterit më të vështirë të ENQA-s, e kjo është krijimi i metodologjisë për analiza tematika.
Luljeta Aliu nga WUS Kosova tha se garantimi i pavarësisë së AKA-së është një nga kriteret kryesore, duke u bazuar në “Standardet dhe udhëzuesin për sigurimin e cilësisë në zonën evropian të arsimit të lartë”.
Ajo ka thënë se për zbatimin e këtij projekte janë të angazhuar ekspertë eminentë vendorë dhe ndërkombëtarë, ndërsa kjo konferencë do të mundësojë marrjen e mendimeve të të gjithë akrerëve në arsimin e lartë në Kosovë.
Qëllimi i kësaj Konference është që së bashku më përfaqësuesit të institucioneve të arsimit të lartë, ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, të diskutohen sfidat e zbatimit të proceseve të sigurimit të cilësisë në Kosovë bazuar në “Standardet dhe udhëzuesin për sigurimin e cilësisë në zonën evropian të arsimit të lartë”.
Pjesëmarrës në këtë Konferencë ishin: rektorë, pro-rektorë, profesorë, studentë, përfaqësues të Unionit të Studentëve të Kosovës, udhëheqës të programeve studimore, personeli i zyrave të cilësisë të IAL-ve në Kosovë etj. Kontribuues janë ekspertë të njohur ndërkombëtarë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Konferenca Virtuale është organizuar në kuadër të projektit, “Supporting Kosovo Accreditation Agency on achieving some of the ENQA’s recommendations”, financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme