Milaim Zeka, deputeti nga Nisma, tha se nëse të gjithë deputetët që janë nën aktakuzë japin dorëheqje, parlamenti do të mbetet “tangallë”.
“Sa i përket çështjes a me dhanë dorëheqje ministrat të cilët janë nën aktakuzë, hajde ta fillojmë nga shembulli jonë personal, sa deputet jemi nën aktakuzë hajde të dhamë na dorëheqje kqyrni që ka me metë parlamenti “tangall”, po po t’u fillu prej Dardan Sejdiu e teposhtë. Na kemi deputetë që jemi nën aktakuzë, unë jam kanë nën aktakuzën e EULEX-it”.
“Sa i përket dhomës së dëshmive na e dimë që ajo dhomë është vjedh në bashkëpunim me ndërkombëtarët dhe na e dimë se ka policë , nuk ka gjykatës , prokurorë që nuk ka kalu nëpër shoshën e ndërkombëtarëve , ama që kryeministri s’e ka jaran prokurorin aktual unë Albin të garantoj, me pasë ky naj gjykatës hiç s’e kishin liru Enver Hasanin prej aktakuze, jo që kryeministri nuk don, por veç sa ka ardhë i ri ky, hala s’i ka kriju rrjetet e kontakteve”.