Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka thënë se kusht i tyre për të kaluar rezoluta lidhur vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave, ka qenë që të “hiqet pika ku kërkohet votimi për rritjen e pagave”, raporton Ekonomia Online.
Zeka tha se kjo është bllokadë nga ana e opozitës dhe sipas tij kjo është e qëllimshme.
“Ne biseduam që të kalojë rezoluta por kushti ynë ishte që të hiqet pika ku kërkohet votimi i rritjes së rrogave për arsye se çështja ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese dhe kjo nuk ka kuptim prandaj bllokada është nga ana e opozitës shumë e qëllimshme, ndërsa vërejtja ime për pozitën është se deputetet e pozitës janë shumë të papërgjegjjshëm”.
Zeka shtoi se deputetët që nuk marrin pjesë në seanca duhet të japin dorëheqje.
“Ata deputet që s’marrin pjesë në seanca nuk e di pse nuk japin dorëheqje. Ne si pozitë nuk mund të presim që opozita të na i bëjë numrat”.