Ish–deputeti, Milaim Zeka ka folur sërish për përformancën e këngëtarit serb, Bregoviç në festen e birrës në Korçë.
Ai me anë të një postimi në Facebook ka publikuar video të mbeturinave në bregdetin shqiptar, duke thënë se për të ato janë më problem se sa vet përformanca e Bregoviçit, shkruan lajmi.net.
Sipas Zekës, muzikën e Bregoviç e dëgjojnë ata që duan, teksa “ helmin” e mbeturinave njerëzit e fusin në organizëm pa dashje.
Postimi i plotë:
Degjo o popull i mjer:
Per mu ma problem jane pleherat neper gjithe bregdetin e Shqiperise, se sa Bregoviçi. Muziken e atij shovenisti e degjon ai qe don, kete helm te pleherave e fusim ne organizem padashje.
Ja shikoni…