Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, beson se prapa bllokadës politike qëndrojnë dy emisarë dhe një politikan. Zeka ka aluduar se gjithë ‘hallakamën’ është duke e bërë presidenti Hashim Thaçi.
“Dy emisarë te nje politikani, shkaterruan seancen e dates 24 gusht Biseda, takime, premtime pafunde, burrni e tradheti, te gjitha ishin provuar nga akter te ndryshem te politikes. Nje hije e nje politikani te Kosoves, sikurse ne filmat e Hiçkokut, po vezhgonte çdo gje, permes syve, dhe vesheve magjik. Selamet i qonte permes emisareve te ndryshem te mediave, politikes, dhe biznesit. Ai fare nuk merzitet per qytetaret, per te cilet mendon qe jane pa memorie. Nuk merzitet per kolapsin ekonomik. Ai e ke nje deshire prej mazohisti, qe dy njerezeve te politikes: Kadri Veselit, dhe Ramush Haradinajt, me ju tregu se ai, dhe vetem ai, eshte baba qe kullet. Ai, dhe vetem ai, eshte arkitekti i çdo gjeje. Me ju tregu se ai do jet fitues i çmimit Nobel ne fizike, ngase, me shpikjet e tija politike, ka arritur qe deputetin ta shenderroje vertete nga njeriu ne robot, te quajtur vetem numer. Dhe kur te gjithe prisnin se me 24 gusht do te votohej kryesia e Kuvendit, erdhi nje emisar biznismen, drejtor i nje kompanie biznesi ne Kosove, ku e solli porosine: Sot asgje nuk duhet me u ba! Edhe sot shkoni e banu hore. Ta marre vesh populli se vetem epoka ime ishte e arte. Nje bos i mediave mbeti me goje te hapur. Lajmin nuk munde ta transmetonte, sepse vet ishte pjese e ketyre negociatave. Teuta Rugova e kishte marre mesazhin te mos vinte fare ne seance. Labinot Tahiri u çarte, kur e kuptoi se hajgaret politike nuk kane fund. Me ne fund e kuptoi se krejte padashtas, ai u be tallesi me i madh i xheneralit Ramush Haradinaj! Kadri Veseli e kuptoi me vonese kollitjen mbas shpine. Vone e kuptoi se kush po deshiron qe te vras politikisht dy zogje me nje gur! Edhe ambasadat e huaja mbeten me gishta ne goje. Vone e kuptuan lojen e …”, ka shkruar Zeka.