Zeka thotë se është koha e duhur për zhvillimin e sektorit privat

Prishtinë | 21 Nën 2024 | 14:16 | Nga Diellza Gashi

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë së bashku me Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës kanë mbajtur konferencën inovative, “Përtej Numrave: Fuqizimi i sektorit privat përmes vendimmarrjes së bazuar në të dhëna nga Profesionistët”, raporton Ekonomia Online.

Gjatë konferencës, bizneset dhe profesionistët kanë identifikuar kërkesat specifike për zhvillim profesional që ndihmojnë në zhvillimin e programeve të specializuara, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve për sektorin privat, që do të ndikojë në përmirësimin e praktikave të biznesit.

Adrian Alo, kryetar i Bordit të ShKÇAK ka thënë se integrimi i teknologjive të avancuara, Inteligjenca Artificiale po i ndryshon shumë shpejtë rolet tona tradicionale sistemet e automatizuara.

“Kontabilist dhe auditor si profesion ishte detyrë që të shndërrojnë këto të dhëna në zgjidhje praktike të ndërtojmë në të ardhme të suksesshme. Kjo mundësi duhet të përqafohet nga bizneset, sipas zhvillimit të mirëqenies së vendit duke integruar profesionist si parterë strategjik. Në krijimin e avantazheve konkuruese në tregun global ajo çka është në interesin e të gjithëve e në veçanti në sektorin privat, integrimi i teknologjive të avancuara, Inteligjenca Artificiale po i ndryshon shumë shpejtë rolet tona tradicionale sistemet e automatizuara tani mundësojnë regjistrimin e të dhënave përpunojnë transaksione madje kryejnë analiza komplekse kur dikur kërkon përpjekje të konsiderueshme humane”, tha Alo.

Ai theksoi se inteligjenca artificiale mund të identifikojë modele dhe anamoli që kontabilistët e auditorët do të përdornin për të ofruar vlerë të shtuar dhe për të siguruar partnerëve të tyre.

Drejtori i ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, Arian Zeka ka thënë se jemi në kohën e duhur të zhvillimit të kapaciteteve për sektorin privat.

“Tema të cilën po e shtjellojmë nuk është vetëm në kohën e duhur, por është diçka thelbësore, në një ekonomi globale gjithnjë edhe më komplekse dhe konkurruese të dhënat janë bërë një valutë e re dhe e rëndësishme, por vlerat e të dhënave nuk qëndron në grumbullimin e të tyre por edhe në përpunimin e tyre, dhe mënyrën se si ato zbatohen dhe rrjedhimisht përkthehen në vendime të rëndësishme biznesore. Kjo është edhe qëllimi që të bëhemi bashkë, kanë ikur kohët kur roli i kontabilistëve ishte i kufizuar vetëm në sigurimin e pajtueshmërisë ligjore. Sot profesionistët e kontabilistet janë këshilltar të besueshëm duke udhëhequr bizneset përmes vendimeve strategjike”, tha Zeka

OAK, ai theksoi se mbështet iniciativa që fuqizojnë sektorin privat dhe rrisin kapacitetet profesionale dhe nxitjen ekonomike.

Zëvendës guvernatori i BQK-së, Milot Cakaj ka theksuar se në çdo ekonomi të zhvilluar në botë ashtu edhe në Kosovë, sektori privat luan rolin kyç në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Në çdo ekonomi të zhvilluar edhe në ekonominë tonë sektori privat luan rolin kyç në zhvillimin ekonomik të vendit, duke kontribuar në krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e prodhimit kombëtar dhe përmirësimin e mirëqenies sociale. Kreditimin në sektorin bankar të Kosovës pas pandemisë ka vazhduar të shënoj rritje dyshifrore duke krijuar qëndrueshmëri dhe zgjerimin e vazhdueshëm të aktivitet në vend”, tha Cakaj.

Ai theksoi se aktiviteti i kredi dhënies gjatë vitit 2023 në Kosovë shënoj rritje vjetore prej 13 për qind më e larta në rajon, ndërsa kreditimi ndaj ndërmarrjeve u rrit me 10 për qind gjatë vitit 2023.

“Sipas të dhënave të muajit shtator të këtij viti kreditimi shënoj rritje vjetore prej 15 për qind. Kompanitë e kontabiliteti luajnë një rol të rëndësishëm për fushë veprimin e tyre dhe ndërveprimin me korporatat jo financiare dhe institucionet financiare”, tha Cakaj.

Të ngjashme