Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka është deklaruar para pak minutave në foltoren e Kuvendit të Kosovës.
Me këtë rast ndër ët tjerash, Zeka ka kërkuar falje publike për fyerjet e bëra ditë më parë në drejtim të deputetes së LDK-së, Besa Gaxherri si dhe disa deputetëve të tjerë.
Zeka ka arsyetuar veten duke thënë se ishte në gjendje të keqe shpirtërore në momentin kur edhe ka fyer Gaxherrin, për të cilën thotë se ka respekt.
Ai ka thënë se i ka kërkuar falje edhe Dona Llukës , gazetares që Zeka e ka quajur lopë e Danimarkës.
“Kërkoj falje nga deputetja Besa Gaxherri dhe deputetët tjerë të cilët janë ndjerë të fyer nga sharja ime në korridor. Kam qenë në gjendje të keqe shpirtërore. I kam kërkuar falje shpirtërore, private edhe koleges sime të cilës i kam thënë “Lopë e Danimarkës”, ka thënë Zeka.
Zeka: Mund ta godas edhe Kurtin por nuk jam rrugaç
Milaim Zeka në paraqitjen e tij para Kuvendit të Kosovës, ka përmendur edhe incidentin që e ka pasur me deputetin e VV-së Frashër Krasniqin.
Ai duke folur për këto ka thënë se nuk i frikohet askujt, se mund ta godasë shpullë edhe Albin Kurtin, i cili sipas Zekës, po i ndërsen, zagarët tha ai kundër Zekës, por nuk është rrugaç që ta bëjë një gjë të tillë, përcjell Koha.net.
“Unë nuk jam Kadri Veseli që ju ka kriju me shkatërru gjithçka, unë s’ka me ju duru. Mun smë nal kërkush as me dhunë, unë muj me e godit shuplakë edhe Albin Kurtit por sjam rrugaç”, ka thënë Zeka duke akuzuar edhe Rexhep Selimin i cili e ka mbrojtur deputetin Krasniqi.