Zeka: VV dhe Lista Serbe bashkë, luftojnë për ta shkatërruar shtetin e Kosovës

Prishtinë | 25 Shk 2018 | 13:47 | Nga

Deputeti i Nismës së Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se Vetëvendosja dhe Lista Serbe tashmë kanë aleancë publike.

Kjo pasi të dyja partitë kanë konfirmuar votën kundër demarkacionit.

Sipas Zekës, VV dhe Lista Serbe luftojnë për ta shkatërruar çdo qelizë të shtetit të Kosovës.

“Lista serbe dhe VV bashke Ne te kaluaren kane pasur aleance te mshefte. Tash ashiqare: vetem keto dy parti luftojne per me shkaterru çdo qelize te shtetit te Kosoves. Po me vjen mire qe te gjithe po e shohin qe lideri i VV-se dhe Lista Serbe kane te njejten axhende. Ju ka mbete edhe Rada Trajkovici te ju bashkohet, sepse treshja ju ece ma mire…!!!”, ka shkruar Zeka në facebook.

Seanca për ratifikimin e demarkacionit mbahet të mërkurën.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme