Një tërmet me madhësi 7.4 ka tronditur Zelandën e Re me një epiqendër në Ishujt Kermadec rreth 710 kilometra larg bregdetit të Gisborne, në lindje të ishullit të Veriut
Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave ka paralajmëruar që zonat bregdetare mund të pësojnë rryma të forta dhe të pazakonta dhe zmadhime të paparashikueshme në breg, shkruanDaily Mail.
“Valët e rrezikshme të cunamit nga ky tërmet janë të mundshme brenda 300 km nga epiqendra,” bëhet e ditur.
Sipas GeoNet, afro 9 mijë persona e kanë ndjerë tërmetin, derisa, kjo vjen vetëm pak ditë pas një tërmeti që është ndjerë në vend të martën.