Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson, të cilit i ka kërkuar që sanksionet ndaj Rusisë të forcohen edhe më shumë.
Zelensky ka bërë të ditur përmes një statusi në Tëitter, se i ka raportuar Johsonit lidhue me rrjedhën e mbrojtjes ukrainase.
“Sot Ukrainaka nevojë për mbështetjen e partnerëve më shumë se kurrë. Sanksionet duhet të forcohen më tej”, i ka thënë Zelensky, Johnsonit.
Kryeministri Johnson është një prej liderëve botëror që ka kundërshtuar më fuqishëm sulmet ruse në Ukrainë, derisa i ka krahasuar veprimet e Putinit në këtë shtet, me ato të Slobodan Milosheviqit në Kosovë.