Zelensky: Mendoj se mund ta përfundojmë luftën me ndihmën e Trumpit

Prishtinë | 17 Tet 2025 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Presidenti ukrainas, Volodymar Zelensky falënderoi mikpritësit e tij dhe përgëzoi homologun e tij amerikan, Donald Trump për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.

“Mendoj se mund ta përfundojmë këtë luftë me ndihmën tuaj”, thotë Zelensky.

Ai shtoi se Rusia nuk po ka shumë sukses në fushën e betejës, raporton BBC.

Presidenti ukrainas deklaroi se ka pasur takime me disa kompani amerikane të energjisë që janë të gatshme të investojnë kur të mbarojë lufta.

Trump, nga ana tjetër i dha komplimente Zelenskyt për “xhaketën shumë elegante”.

Të ngjashme