Zelensky për sulmet në Kursk: Synojmë të krijojmë një zonë tampon

Prishtinë | 19 Gus 2024 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se operacioni në Kursk synon të krijojë një zonë tampon.

Është hera e parë që 46-vjeçari ka deklaruar qartë qëllimin e sulmeve në territorin rus, të cilat filluan më 6 gusht.

Ai ka thënë më parë se operacioni është për të mbrojtur komunitetet në rajonin kufitar Sumy nga bombardimet e vazhdueshme.

“Tani është detyra jonë kryesore në operacionet mbrojtëse në përgjithësi – të shkatërrojmë sa më shumë potencial luftarak rus dhe të kryejmë veprime maksimale kundërsulmuese”, tha Zelensky mbrëmjen e së dielës.

“Kjo përfshin krijimin e një zone tampon në territorin e agresorit – operacionin tonë në rajonin e Kurskut”, shtoi ai, raporton Sky News.

Gjatë fjalimit presidenti ukrianas përsëriti gjithashtu thirrjet drejtuar aleatëve të Kievit për të përshpejtuar dërgesat e ndihmës ushtarake – duke veçuar Britaninë e Madhe, si dhe ShBA-në dhe Francën.

Të ngjashme