Zelensky: Rusia dëshiron të shkatërrojë jetën normale evropiane

Prishtinë | 04 Sht 2022 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia dëshiron ta shkatërrojë mënyrën normale të jetesës së çdo qytetari evropian, raporton BBC.

“Është duke synuar të sulmojë me varfëri dhe kaos politik, aty ku nuk mund të sulmojë me raketa”, ka thënë Zelensky.

Ai ka folur disa orë pasi Rusia ka thënë se tubacioni kryesor i gazit me Evropën nuk do të hapet siç është planifikuar.

Evropa e ka akuzuar Rusinë se po e përdor furnizimin me gaz për të shantazhuar.

Çmimet e karburantit janë rritur dukshëm që kur nisi pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt.

Të ngjashme