Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar ambasadorin e vendit të tij në Mbretërinë e Bashkuar.
Vadim Pristajko u ndëshkua pas kritikave publike që lëshoi në drejtim të kreut të shtetit të përfshirë nga luftë, lidhur me falënderimin për ndihmën ushtarake britanike. Ish ambasadori e konsideroi premtimin e Zelenskit për të falënderuar ministrin britanik të mbrojtjes çdo mëngjes si “sarkazëm të pashëndetshme”.
Kievi nuk dha asnjë arsye zyrtare për shkarkimin e diplomatit. Gjatë samitit të fundit të NATO-s, ministri britanik Ben Uollis, paralajmëroi Ukrainën se aleatët nuk janë një “dyqan Amazon”, ku mund të marrë çdo gjë të mundshme.
Ai kërkoi më shumë falënderim nga Kievi në drejtim të perëndimit për shkak të ndihmave të mëdha të ofruara./A2CNN