Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka përgëzuar anëtarët e LDK-së për punimet e zhvilluara në Kuvendin e sotëm Zgjedhor.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai ka shprehur mirënjohje edhe për kryetarin e ri të këtij subjekti.
Zemaj ka thënë se së bashku, me përgjegjësinë më të lartë, do të ballafaqohen me sfidat që i kanë përpara, për Kosovën, për qytetarët dhe LDK-në.
Postimi i plotë:
Të gjithë anëtarëve qëndrestarë të LDK-së, ju shpreh përgëzimet më të sinqerta për punimet e zhvilluara në Kuvendin e sotëm demokratik e shembullor.
Shpreh falënderim për Kryetarin Mustafa dhe të gjithë udhëheqësit dhe kontribuesit e LDK-së, prej Presidentit historik dr. Ibrahim Rugovës e deri më sot. Vlerësim e mirënjohje shpreh për kryetarin e ri, Lumir Abdixhikun, i cili me votën demokratike është në krye të partisë që lëvizi historinë e re të Kosovës.
Së bashku, me përgjegjësinë më të lartë, të ballafaqohemi me sfidat që i kemi përpara, për Kosovën, për qytetarët dhe LDK-në. Na priftë e mbara!