Zemaj: Asnjë i vdekur sot nga Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 24 Sht 2020 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Asnjë person nuk ka vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai ka thënë se lakorja e rasteve të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19 brenda 24 orëve, në vend, ka rënë në zero.

“Puna e përkushtimi maksimal duhet të vazhdoj tutje”, ka shkruar ai.

Zemaj tutje ka njoftuar se sot ka qëndruar në vizitë në Komunën e Junikut, ku thotë se është njoftuar rreth situatës epidemiologjike.

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3426040884109434
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme