Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se lokalet e gastronomisë nuk do të mbyllen nëse i respektojnë masat antiCOVID.
Zemaj theksoi se ato lokale që mbajnë dasma dhe grumbullojnë 200-300 vetë do të mbyllen.
“Disa prej lokaleve të gastronomisë që nuk kanë respektuar masat antiCOVID-19, kanë marrë gjoba nga inspektorati sanitar dhe ka pasur edhe mbyllje të tyre. Nëse respektojmë masat dhe kemi disiplinë, nuk ka nevojë për masa të tjera. Ai që mban dasma dhe grumbullon 200-300 vetë dhe nuk i respekton masat antiCOVID-19, ai do të mbyllet, por ne nuk do t’i mbyllim të gjithë gastronomët”, tha Zemaj në Prime Time në Kanal 10.