Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se janë të përkushtuar maksimalisht dhe po angazhohen që sa më parë të plotësohen të gjitha parakushtet, në mënyrë që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të jetë në funksion të plotë dhe t’u ofrohet qytetarëve sigurime shëndetësore dhe mburojë financiare.
“Bazuar në propozimin tim, sot Qeveria e Republikës së Kosovës e miratoi emërimin Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, si organi më i lartë vendimmarrës i fondit në pajtim me Ligjin për Sigurimin Shëndetësor”.
“Po ashtu grupi punues ka filluar punën për hartimin e ligjit për sigurimet shëndetësore. Do të insistoj që të punohet pa humbur kohë dhe me një dinamikë të shpejt për draftimin e tij”.
“Fondi i Sigurimeve Shëndetësore është institucion i pavarur publik me përgjegjësi dhe autorizime të veçanta që, në emër të të siguruarve, të administrojë me mjetet financiare për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor nga institucionet shëndetësore në të gjitha format e pronësisë”, ka shkruar Zemaj në rrjetin social Facebook.