Zemaj e quan Kollçakun spekulante: Unë flas çka dua, jo si ju në VV me “digitron”

Prishtinë | 28 Sht 2022 | 12:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj i ka kërkuar kryetares së Komisionit për Shëndetësi që mos ta pengojë sa është duke folur, raporton Ekonomia Online.

Përderisa në Komision po raportonin kryetarja e Bordit të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Aida Rexhepi dhe me u.d. e Drejtoreshës së Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi, Zemaj u përplas me Kollçakun.

Zemaj i kërkoi asaj që ta lë të flas duke thënë se ai mund të flas çka dëshiron e jo si në VV me “digitron”.

“Ti je spekulante, turp duhet me të ardhur”, vazhdojë Zemaj t’i thotë Kollçakut.

Zemaj ka deklaruar se bordi i ShSKUK-së nuk po kërkon mbrojtje për mjekët dhe infermierët.

Derisa ka komentuar vendosjen e çipave për personelin shëndetësor, ai tha se kjo bëhet vetëm për njerëzit e liruar me kusht.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku-Mullhaxha ka reaguar duke thënë që të mos spekulohet dhe që Zemaj mos të marrë kohën e gjithë anëtarëve.

“Po e lus deputeten Kollçaku të mos më pengojë në fjalim. Ti me pas ndërgjegje të bren sa duhet. Unë flas çka dua jo si ju me digitron në VV. Ka kaluar koha e inateve sepse mjekët po ikin çdo ditë sesa me javë bo qefet politike”.

“Ti je spekulante. Idenë se ki edhe nuk e dëgjove edhe kurrë mos më jep përgjigje këtu. Kush je ti me vlerësua nuk je duke udhëhequr bordin. Turp duhet me të ardhur”.

Të ngjashme