Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj e ka quajtur për keqardhje që Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka shkuar për të marrë pjesë në seancën për Policinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online. Sipas tij, gjendja e policëve vazhdon të rëndohet.
Zemaj ka propozuar që të diskutohet për këtë temë dhe t’i presin deputetët e pozitës që kurdo që të jenë të gatshëm të vijnë në seancë për votim.
“Përtej asaj që i japim përkrahje kësaj Rezolute duhet të përdorim edhe mekanizma të tjerë ligjor, duke kërkuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për Policinë e Kosovës dhe të fillojë të bëhet edhe pjesë obligative e kësaj Rezolute pra të plotësohet”.
“Poashtu edhe Ligji i Pagave nëse nuk kanë ndonjë vendim të shpejtë të Gjykatës Kushtetuese, atëherë propozojë që debati të zhvillohet, deputetët ta thonë fjalën e tyre dhe për vendimmarrje ne do t’i presim kudo dhe kurdo që shumica parlamentare e thërret ndërgjegjja që të jetë jo vetëm me fjalë boshe dhe retorika ashtu siç po e shohim, por të jetë edhe me votë kundër ashtu siç është dëshmuar javën e kaluar”, ka thënë ai.
LEXONI EDHE: