Zemaj e quan VV-në “hajna të certifikuar”: S’është ndryshe kur vjedhin në bukë e grurë të rezervave shtetërore

Prishtinë | 02 Maj 2024 | 12:22 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, e ka quajtur mazhorancën hajna të certifikuar, teksa ka folur në seancën plenare ku po diskutohet raporti i Departamentit amerikan të Shtetit, raporton Ekonomia Online.

Zemaj ka deklaruar se ato gjetje janë adresuar disa herë nga LDK-ja dhe se nuk janë marrë përbazë asnjëherë.

“Raporti i DASH shihet qartë që rrënoi për tokë një propagandë të shumicës ‘se kemi luftuar korrupsionin’. Në fakt ju po i luftoni ata që po e luftojnë vërtet korrupsionin. Tani kur e kemi raportin e DASh-it i cili veç se ka konfirmua secilin shqetësim tonin si LDK tani me vulën e SHBA-ve jeni hajna të certifikuar. Sepse qeveri juaja që erdhi në pushte për ta luftuar korrupsionin por emërtohet korrupsion serioz qeveritar. Kjo nuk mund të ishte ndryshe kur vjedhin në bukë e grurë të rezervave shtetërore”, ka thënë ai.

Të ngjashme