Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bashkë me mikrobiologun, Lula Raka gjatë vizitës zyrtare në Austri janë pritur në takim nga përfaqësues të Odës së Mjekëve të Austrisë, të prirë nga kryetari i saj, Thomas Szekeres, dhe Lukas Stärker.
Lajmin për këtë takim, Zemaj e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook.
“Në takim, diskutuam për sfidat aktuale të shëndetësisë, bashkëpunimin e mirëseardhur ndërmjet profesionistëve tanë shëndetësorë me ata austriakë, për të këmbyer përvojën, ekspertizën dhe aftësimin e kuadrit me vizita studimore dhe profesionale”.
“Theksova veprimet tona rreth angazhimit të specialistëve të papunë, 1.500 specializantët e rinj si dhe planifikimet e kuadrit mjekësor konform strategjisë. Theksova se për herë të parë do të miratojmë edhe programin e subspecializimeve për fushat deficitare”.
“Përfaqësuesit e Odës së Mjekëve Austriak cekën se kuadri mjekësor në Austri është shumë i vlerësuar dhe i kërkuar, andaj me dashamirësi na ofruan specializime dhe subspecializime për fushat që mungojnë në institucionet tona”.
Zemaj njëherit njoftoi se i ka ftuar përfaqësuesit e kësaj ode për vizitë në Kosovë.
Oda e Mjekëve të Austrisë, ka 47.224 mjekë, mesatarja 5.3 mjekë për 1.000 banorë,