Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pasur sot një takim me Ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando, ku u bisedua për bashkëpunim në shëndetësi midis dy vendeve.
Zemaj, gjithashtu ka bërë të ditur se kërkoi nga ambasadori që Kosova të ndihmohet duke dërguar profesionistë shëndetësor, veçanërisht mjekë të reanimacionit, anesteziolog, që me përvojën e tyre të na mbështesin në këtë kohë të pandemisë.
“E njoftova Ambasadorin se Kosova është duke rritur kapacitetet për t’u ballafaquar me Covid19. Kërkova që Italia të na ndihmojë duke na dërguar profesionistë shëndetësor, veçanërisht mjekë të reanimacionit, anesteziolog, që me përvojën e tyre të na mbështesin në këtë kohë të pandemisë”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
“Javë më parë ne kemi bërë marrëveshje përkatëse me palën italiane për sjelljen e disa mjekëve në Kosovë për të ndihmuar në përballje me Covid19. E falënderova shtetin mik të Italisë për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën gjatë këtyre viteve dhe veçanërisht gjatë kësaj kohe të vështirë të pandemisë”