Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar dënimin dhe shkarkimin e të gjithë personave të përfshirën ën rastin e ndodhur në Spitalin e Pjesë, ku një foshnjë e vdekur është futur në lavatriçe e mbështjellë me çarçafë, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, ky rast tregon paaftësinë e Qeverisë për të menaxhuar me sektorin e Shëndetësisë.
Deputeti i LDK-së tha se kryeministri Albin Kurti është përgjegjës, duke e quajtur atë të vetëemëruar ministër të Shëndetësisë.
Sipas tij, 300 mjekë e kanë lëshuar vendin këto 2 vjet dhe se vetëm 5% e buxhetit për investime është shfrytëzuar në shëndetësi, raporton EO.
“Rasti i supozuar i ka kaluar të gjitha masat. Duhet të shkarkohen dhe të dënohen të gjithë ata që janë të përfshirë në rast si dhe ata që e kanë fshehur”.
“Se paaftësia e qeverisjes në shëndetësi e kemi thënë gjithmonë, mirëpo rasti i foshnjës shkon përtej. Jo shumë ditë nga sot u vra edhe një nënë, që shkoi për të lindur”.
“Përgjegjës është Kurti si i vetëemëruar, ministër i Shëndetësisë. Dorëheqje morale atyre që nuk janë drejtpërdrejtë”.
“Kemi më shumë se 300 mjekë që kanë ikur në këto 2 vite. Vetëm 5% e buxhetit për investime kapitale është shfrytëzuar në shëndetësi”.
LEXONI EDHE: